Skip Navigation Links
              

Publikimi nga fusha: Ndërtimtaria





Lejet e dhëna për ndërtim, gusht 2020

09.10.2020


Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit gusht të vitit 2020 janë dhënë 184 leje ndërtimi, që është për 12.4% më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 3 137 512 mijë denarë, që është për 36.4 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 112 (60.9%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 25 (13.6%) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 47 (25.5%) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 184 objekte, tek 105 (57.1%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 79 (42.9%) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 582 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 42 943 m2.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: + 389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë