Skip Navigation Links
              

Publikimi nga fusha: Tendencat afariste





Tendencat afariste në industrinë prodhuese, shtator 2020

15.10.2020


Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, indikatori i besimit në industrinë prodhuese gjatë muajit shtator të vitit 2020 është rritur për 0.1 pikë përqindjeje dhe krahasuar me muajin gusht të vitit 2020 është 13.0%, ndërsa krahasuar me muajin shtator të vitit 2019 është ulur për 8.7% pikë përqindjeje.

Gjendja e  sigurimit të prodhimit me porosi, gjatë muajit shtator të vitit 2020 krahasuar me muajin gusht të vitit 2020, është më e disfavorshme, pritshmëritë për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë më të favorshme krahasuar me muajin e kaluar, ndërkohë që rezervat e prodhimeve të gatshme janë zvogëluar.

Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në muajin shtator të vitit 2020 është më e favorshme krahasuar me muajin e kaluar dhe më e disfavorshme në krahasim me muajin shtator të vitit 2019. Pritet që numri i të punësuarve të rritet.

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste gjatë muajit shtator të vitit 2020 është 67.5% nga shfrytëzimi normal.

Ndikimin më të madh në kufizimin e vëllimit të prodhimit kanë faktorët si në vijim: kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 20.2%, mjedisi i pasigurt ekonomik me 17.2%, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 16.5% dhe kërkesa e pamjaftueshme vendore me 12.8%.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: + 389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë