Skip Navigation Links
              

Publikimi nga fusha: Turizmi dhe Hotelieri





Turizmi, gusht 2020

14.10.2020


Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, numri i turistëve gjatë muajit gusht të vitit 2020 është 133 704, ndërsa numri i netëve të kaluara është 684 719.
Numri i turistëve në muajin gusht 2020, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, është ulur për 38.2%%, ndërsa numri i netëve të kaluara për 24.3%.
Numri i turistëve vendor në gusht të vitit 2020, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është rritur për 8.9%, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 92.8%.
Numri i netëve të kaluara te turistët vendor në gusht të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është rritur për 1.1%, ndërsa numri i netëve të kaluara të turistëve të huaj është ulur për 91.3%.
Në periudhën janar - gusht të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak, numri i i përgjithshëm i turistëve është ulur për 59.9%, edhe atë: te turistët vendor për 25.3%, ndërsa te turistët e huaj për 82.2%.
Në periudhën janar - gusht të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak, numri i netëve të kaluara është ulur për 45.0%, edhe atë: te turistët vendor për 16.3, ndërsa te turistët e huaj për 82.8%.
 




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë