Skip Navigation Links
              

Publikimi nga fusha: Tregtia e jashtme





Tregtia e jashtme, janar - korrik 2020

06.10.2020


Sipas të dhënave paraprake të Entit shtetëror të statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar - gusht 2020, është 213 958 811 mijë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 17.6% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar - gusht 2020, është 287 721 653 mijë denarë, që është për 14.9% më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Deficiti tregtar, në janar - gusht 2020, është 73 762 842 mijë denarë.

Mbulimi i importit me eksport, në  janar – gusht të vitit 2020, është 74.4%.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se, në eskport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulset nga nëngrupa 821.1 dhe automjete për transport të 10 a më tepër personave, përfshirë edhe shoferin, me motor me djegie të brendshme me ndihmë të kompresimit (dizel ose gjysmëdizel).

Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe lëgurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë), metale tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në lloj pluhuri.

Në janar – gusht 2020, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën.

Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, për muajin janar – gusht 2020, është 3 469 893 mijë euro dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 17.8%.

Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 4 666 167 mijë euro, që është për 15.1% më pak, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak.

Deficiti tregtar, në janar – gusht 2020, është 1 196 274 mijë euro.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar – gusht 2020, është 3 890 018 mijë dollar amerikan dhe shënon rënie prej 18.1%, krahasuar me të njejtën periudhë nga viti paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 5 225 717 mijë dollar amerikan, që është për 15.6% më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Deficiti tregtar, në janar – gusht 2020, është 1 335 699 mijë dollar amerikan.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: + 389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë