Skip Navigation Links
Regjistrimi testues i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qershor 2019

Enti shtetëror për statistikë me ritëm të shpejt përgatitet për operacionin më të madh statistikor – Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili operacion do të zbatohet vitin e ardhshëm, edhe atë në periudhë prej 1 deri më 21 prill.

Në vazhdë të përgatitjeve, gjatë muajit qershor Enti për statistikë do të zbatoj Regjistrimin testues në 32 rrethe regjistruese në territorin e 13 komunave të vendit. I njejti do të zbatohet në Gostivar, Kisela Voda, Zelenikovë, Shtip, Radovish, Kumanovë, Sveti Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë.

Regjistrimi testues paraqet një lloj simulimi i regjistrimit kryesor, me çka Enti do t’i testoj të gjithë instrumentet të nevojshëm për zbatimin e regjistrimit, si dhe aspektin tekniko-organizativ të operacionit regjistrues. Gjatë Regjistrimit testues, të punësuarit e Entit shtetëror për statistikë do të dalin në terren, rrespektivisht nëpër rrethe të të caktuara regjistruese, dhe të njejtit do të testojnë aspektet metodologjike dhe teknike të regjistrimit. Kjo, në masë të madhe, do të ndihmon në evidentimin e ndonjë vështirësie eventuale që mund të na paraqitet gjatë regjistrimit si dhe mundëson korrigjimin e çdo lëshimi eventual, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për operacionin më të madh statistikor që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Apelojmë deri te popullata e rretheve të caktuara regjistruese, më mirëbesim t’i pranoj regjitruesit nga Enti shtetëror për statistikë të cilët do të posedojnë edhe autorizime nga drejtori i Entit shtetëror për statistikë, si dhe me përgjigjet e tyre të kontribojnë për një përgatitje sa më të mirë për operacionin e madhë statistikor që na pret vitin e ardhshëm.



© Enti shtetëror për statistikë