Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Ekipi i Entit shtetëror për statistikë në Maratonën e Shkupit- 2019
08.05.2019

 

Gjatë kësaj fundjave, për të 15 herë me rradhë, u mbajt Maratona Viz air Shkup, në të cilën morën pjesë një numër rekord prej 12800 persona rekreativ dhe profesional.
Duke vazhduar traditën, në një atmosferë të shkëlqyer dhe disponim të mirë, ekipi i përbërë prej 25 të punësuarve të gjeneratave të ndryshme nga Enti shtetëror për statistikë, mori pjesë në garën prej 5 kilometrave - team building, duke përkrahur idenë për një jetë dhe shprehi të shëndetshme.
Edhe këtë vit, Maratona e Shkupit u mbajtë nën patronatin e Qytetit të Shkupit, delegacionit të Unionit evropian dhe Agjencisë për rini dhe sport të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Maratona e Shkupit në mënyrë tradicionale mbahet për hir të Ditës së Evropës.
Enti shtetëror për statistikë edhe mëtej do të vazhdoj t’i mbështesë aktivitetet sportive të punësuarve të saj, të cilët para së gjithash paraqesin përcaktim për të praktikuar shprehi të shëndetshme në përditshmërinë tonë si dhe një mundësi e mirë për shoqërim jashtë Entit.
 

 

 




© Enti shtetëror për statistikë