Shkup, 25.06.2019 – Konferenca e statistikantëve evropian (KSE), antare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, do të jetë nikoqir i seancës plenare të 67 që do të mbahet në Paris, nga 26 deri më 28 qershor të vitit 2019.
Organizatat nacionale statistikore (ONS) kudo nëpër botë, gjithnjë e më shumë duhet të përtërijnë dhe të eksperimentojnë me burimet alternative të të dhënave, me qëllim që qytetarëve të tyre tu ofrojnë lloje të ndryshme të informatave që ata kanë nevojë për të marrë vendime të ndryshme. Seanca plenare e KSE-së është njëra nga mundësitë kur trupi ndërkombëtar i statisticienëve mes vete mund të shkëmbejnë dhe të mësojnë. Veçanarisht, janë dy seminare që do të tërheqin vëmendjen për këto sfida kryesore.
Seminari i parë, roli i ti i ONS-së si ente për statistika dhe të dhëna, do të fokusohet në menaxhimin e të dhënave duke diskutuar se si ONS mund të rrisin ndikimin dhe besimin e tyre në sistemet e të dhënave në gjithë qeverinë, të ofrojnë profesionalizëm dhe të demonstrojnë mënyra të reja për të inkurajuar bashkësi dhe organizata të cilat bazohen në të dhëna. Fjalim hyrës në seminar do të mbajë i pari i statistikave të Kanadasë, z.Anil Arora.
Seminari i dytë, burime të reja të të dhënave – qasja dhe përdorimi, në formën e bashkëpunimit midis Zvicrrës dhe SHBA-ve, do të fokusohet në mundësitë dhe sfidat gjatë përdorimit të burimeve të reja të të dhënave. Përdorimi i të dhënave administrative mund të zvogëlojë barrën për ofruesit e të dhënave dhe të rris efikasitetin, cilësinë dhe të ofroj të dhëna statistikore në kohë.
Bashkëpunimi mes bashkësisë ndërkombëtare dhe ONS-së nuk është i ri, dhe i njejti nuk ka ndikim individual dhe kolektiv në shoqëri. Entet nacionale të statistikave sigurojnë masa të sakta dhe të paanshme për gjendjen ekonomike dhe sociale të një vendi – si një mjet i domosdoshëm për transparencë dhe llogaridhënie apo në fund të fundit për funksionimin e demokracisë.
INFORMATA PËR SEANCËN PLENARE, 2019
Vizitone linkun në vijim: http://www.unece.org/index.php?id=48575
Për më tepër informata:
Fiona Vilis-Njunjez (Fiona Willis-Núñez)
Njësiti statistikor
Kombet e Bashkuara – Komisioni ekonomik për Evropë
Posta elektronike: fiona.willis-nunez@un.org
Tel: +41 22 917 12 71