Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Përfundoj regjistrimi testues i popullsisë
01.07.2019

 

Regjistrimi testues i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili u realizua në 32 rrethe regjistruese dhe gjithsej 13 komuna, përfundoi me sukses dhe në afat të paraparë. Të gjitha aktivitetet që ishin planifikuar për Regjistrimin testues përfunduan me kohë dhe Enti shtetëror për statistikë u nda e knaqur nga ky operacion. Duhet korrigjuar elemente të caktuara në aplikacion, si dhe është konstatuar edhe gjendja në terren, përkatësisht vëllimi dhe mashësia e rretheve të caktuara regjistrues, e mbi të gjitha, më e rëndësishmja ishte se regjistruesit dhe instruktorët shtetëror – të punësuarë në Entin shtetëror për statistikë, treguan gjindshmëri në rolin e regjistruesve dhe me sukses e realizuan gjithë aktivitetin në terren.

Gjatë Regjistrimit testues janë regjistruar 3.839 ndërtesa, 4.572 banesa, 3.184 amvisëri dhe 10.267 persona. Prej tyre, 1.400 banesa kanë qenë të zbrazura, ndërkaq 30 persona kanë refuzuar të regjistrohen.

Enti shtetëror për statistikë vazhdon me aktivitetet dhe përgatitjen rreth aktiviteteve të Regjistrimit kryesor, i cilli duhet të realizohet në prill të vitit 2020.




© Enti shtetëror për statistikë