Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Banka Popullore dhe ESHS: Statistikat cilësore janë kyçe për sjelljen e vendimeve të mira dhe për drejtimin e politikave të shëndosha ekonomike
28.10.2019

 

Banka Popullore dhe Enti shtetëror i statistikës, shenuan Ditën Evropiane të Statistikave.

Statistikat cilësore janë thelbësore për procesin e sjelljes së vendimeve të mira dhe për një politikë ekonomike të shëndoshë. Prandaj, në periudhën e fundit, duke ndjekur trendet globale statistikore dhe nismat ndërkombëtare, ne kemi përmirësuar dhe mbindërtuar ndjeshëm statistikat tona kombëtare me të dhëna të reja.
Përgatitja dhe disiminimi i statistikave të cilësisë, në përputhje me standardet më të fundit evropiane dhe ndërkombëtare, është dhe gjithmonë do të jetë qëllimi ynë strategjik. Këto janë disa nga mesazhet e dërguara nga ngjarja që Banka Popullore dhe Enti shtetëror i statistikës (ESHS)) sot bashkërisht festojnë Ditën Evropiane të Statistikave nën moton "Të dhëna më të mira, për një jetë më të mirë ”.
Në fjalën e saj përshëndetëse, manifestimin e hapi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezoska. Ajo, gjithashtu iu referua sfidave për statistikat bankare-qëndrore, në veçanti ndryshimet që kriza globale ekonomike dhe financiare e ka imponuar nëpërmjet kërkesave për rritje të përfshirjes, sistematizimin dhe desiminimin e të dhënave statistikore.
Sfidat kryesore me të cilat aktualisht përballen shumë banka qendrore, kanë të bëjnë me teknologjinë që përpunohet vëllimi i pasuruar i të dhënave, menaxhimin dhe standardizimin e tyre për qëllime statistikore, si dhe ruajtjen e parimit të konfidencialitetit përballë numrit në rritje të të dhënave individuale.
E gjithë kjo nënkupton nevojën për një bashkëpunim dhe koordinim të zgjeruar midis të gjitha palëve të përfshira, përfshirë këtu edhe bartësit e hulumtimit statistikor, porositi Angelovska Bezhovska, me ç’rast paraqiti disa projekte të Bankës Popullore, qëllimi i së cilës është t’iu përgjigjet sfidave të reja statistikore ndërkombëtare dhe të kontribojnë në përmirësimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës së vendimmarrjes.
Drejtori i ESHS-së, Apostol Simovski, theksoi se brenda sistemit kombëtar të statistikave, koordinatori i të cilit është ESHS-ja, secili pjesëmarrës ka rolin dhe përgjegjësinë e tij në prodhimin e statistikave nga fusha e tij e funksionimit. Siç theksoi ai, koordinimi dhe pajtueshmëria e të gjithë palëve të interesuara në këtë sistem është një parakusht thelbësor për përmbushjen e qëllimeve dhe detyrimeve të këtyre institucioneve.
“Banka Popullore, si prodhuese e statistikave monetare, të jashtme si dhe statistikave të llogarive financiare, është një nga lidhjet më të rëndësishme në prodhimit të statistikave zyrtare dhe është një partner i cili duke rrespektuar standardet dhe rregullat të sistemit statistikor evropian përfaqëson me sukses Republikën e Maqedonisë së Veriut në familjen bankare qendrore evropiane. Roli i saj është për të kontribuar në mirëmbajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe sistemin e orientuar tregtar financiar e bën shtyllë themelore për mbështetjen e politikës së përgjithshme ekonomike, pa rrezikuar arritjen e objektivit themelor dhe në përputhje me parimin e një ekonomie të tregut të hapur me konkurrencë të lirë”- tha mes tjerash Simovski.
 

Në manifestim, fjalën e mori edhe shefi i delgacionit evropian, ambasadori Samuel Zhbogar, i cili theksoi se është i  një rëndësie të veçant për çdo shoqëri ekzistimi i një sistemi të paanshëm statistikor. Nëpërmjet tij përgatiten të dhëna të sigurta të cilat i ndihmojnë vendit që në mënyrë sa më efikase t'i shfrytëzojnë mjetet publike dhe përsoshmërinë e politikave. Në fund, mundëson që sektori publik t'i shërbej qytetarëve. Të mos përmendim të gjitha përfitimet për sektorin privat. Shkurt, sistemi statistikor i cili është i drejtuar në mënyrë profesionale dhe që nuk i nënshtrohet ndikimit politik mund ta bëj vendin më të mirë për jetesë. UE me vite ndihmon reformat në fushën e statistikës. Një ndër rezultatet është edhe proekti Regjistri i popullsisë. Ky regjistër do të sjell mjaftë përfitime për qytetarët dhe kompanitë dhe do ta mbështesë realizimin e Regjistrimit.

Me rastin e Ditës Evropiane të Statistikave, musafir special i Bankës Popullore ishte Per Nimand-Andersen, këshilltar i lartë i Bankës Qendrore Evropiane. Ai ligjeroi për rolin e komunitetit Qendror Evropian të Bankave në sigurimin e statistikave evropiane. Fokusi i ligjeratës ishte vën në rolin e ECB-së në sigurimin e statistikave evropiane, rëndësinë në rritje të mikrodatës në përgatitjen e statistikave dhe vendimmarrjes, si dhe sfidat që i imponon në kryerjen e funksionit statistikor.
Gjatë diskutimit edhe një herë u përmend se përgjegjësia që kanë të gjithë palët e interesuara të mozaikut statistikor – krijonë të mirë publike, përfitimet e së cilës ndjehen nga çdo individ, si dhe institucionet dhe politikëbërësit, dhe gjithë kjo kontribon në një shoqëri të shëndetshme dhe të prosperuar .
Banka Popullore dhe ESHS-ja janë fortë të vendosura për të zhvilluar më tej bashkëpunimin e ndërsjellë për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit kombëtar statistikor.
 




© Enti shtetëror për statistikë