Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Punëtoria me sektorin civil nga pjesa lindore e Maqedonisë së Veriut
16.11.2019

 

Në organizim të Platformës kundër varfërisë, ndërsa e përkrahur nga Zyra e Fondit për popullsinë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe Entit shtetëror të statistikës, në Dellçevë u mbajt Punëtoria kushtuar Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe lidhja e tyre me Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përgatitjet rrjedhëse për Regjistrimin e rradhës.


Tema ngjalli interes të madh tek organizatat qytetare të pjesës lindore të vendit ku mbi 60 aktivistë morën pjesë në diskutim, që u tregua mjaftë konstruktiv dhe produktiv.
Rëndësia e të dhënave të regjistrimit dhe përdorimi i tyre gjatë përllogaritjeve të indikatorëve për zhvillim të qëndrueshëm hapi një diskutim me interes nga e cila dolën mësime të cilat do të jenë të një rëndësie edhe në përgatitjet për Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.


Bashkëpunimi mes Platformës kundër varfërisë, UNFPA-së dhe Entit shtetëror të statistikës vazhdojnë edhe më tutje me mbajtjen e punëtorive të këtij lloji me sektorin qytetar të cilët mundësojnë promovimin e aktiviteteve që ndërmirren në planin e politikave të popullsisë dhe në përputhje me Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
 




© Enti shtetëror për statistikë