Në organizim të agjencisë suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtarë SIDA, sot fillon seminari dyditor në temë “Përgatitjet për Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Në seminar marrin pjesë përfaqësues nga institucionet statistikore të vendeve nga rajoni i Ballkanit perendimor, edhe atë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Enti shtetëror i statistikës, si nikoqir i seminarit, do t’i paraqes përgatitjet e deritashme për Regjistrimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe teknikat e zbatimit të këtij operacioni më të madh statistikor.
Në seminar do të prezantohen edhe aktivitetet e vendeve pjesmarrëse në planin e përgatitjeve për Regjistrim, ku do të këmbehen mendime dhe përvoja rreth përgatitjeve të këtij operacioni më të madh statistikor.
Seminari paraqet vazhdimsi e bashkëpunimit rajonal të institucioneve statistikore nga rajoni dhe mundësi për t’i ndarë specifikat në organizimin e Regjistrimit të popullsisë në secilin nga vendet pjesmarrëse.
