Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Enti shtetëror i statistikës do të grumbulloj të dhëna për teknologji të informacionit dhe komunikimit në amvisëri
01.06.2020

 

Në periudhën prej 01 qershor deri 22 qershor 2020, Enti shtetëror i statistikës do ta zbatoj Anketë për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në amvisëri.

Në përputhje me metodologjinë, me Anketën do të grumbullohen të dhëna për:

·       Qasja deri te teknologji të caktuara informativo-komunikative,

·       Shpeshmërinë dhe qëllimin e përdorimit të tyre dhe

·       Shkathtësia informative e popullsisë.

Anketa do të realizohet një herë në vit në tërë territorin e vendit, në bazë të shembujve të amvisërive.

Amvisëritë e selektuara që marrin pjesë në këtë Anketë do të vizitohen nga anketues të trajnuar mirë dhe do të intervistohen me një Pyetësor për amvisëri.

Metodologjia është harmonizuar me standardet evropiane, ndërsa të dhënat që do të fitohen nga Anketimi do të ndihmoj që të fitohen njohuri rreth shkallës së zhvillimit e shoqërisë informative në vendin tonë dhe të njejtat do të jenë të krahasuesshme ndërkombëtarisht sepse hulumtime të këtilla zbatohen edhe në vende të tjera evropiane.

Të dhënat që grumbullohen me hulumtime statistikore janë të besueshme, të mbrojtura me ligjin për statistikë shtetërore dhe shfrytëzohen kryesisht për qëllime statistikore.

I falemnderojmë të gjithë amvisëritë për kontributin e dhënë në sigurimin e të dhënave cilësore statistikore.

Për informata më të hollësishme për Anketimin, ju lutemi drejtohuni deri tek:

Aida Rexhepi-Jakupi  (aida.jakupi@stat.gov.mk).




© Enti shtetëror për statistikë