Të nderuar,
Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të Entit shtetëror të statistikës për realizimin e suksesshëm të Regjistrimit e rradhës të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, me datë 29.01.2021, me fillim prej orës 12:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të organizohet takim pune në të cilën janë ftuar të gjithë kryetarët e komunave të vendit.
Takimi ka për qëllim informimin dhe koordinimin me vetëqeverisjen lokale me qëllim organizimin pa pengesë të Regjistrimit.
Në takimin e punës do të marrin pjesë kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri i Qeverisë, Zoran Zaev, ministri i drejtësisë Bojan Mariqiç, ministri i pushtetit lokal Goran Milevski, kryetari BNJVL, Petre Shilegov si dhe drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostol Simovski.
Në përputhje me gjendjen aktuale dhe protokolet për mbrojtje nga Covid-19, fjalimi i kryetarit të RMV-së, z.Pendarovski, kryetarit të Kuvendit të RMV-së, z.Xhaferi dhe i kryeministrit të RMV-së, z.Zaev, do të mund të ndjeken drejtëpërdrejtë në profilet e tyre sociale.
Pas përfundimit të ngjarjes, pako e plotë mediatike me fjalimet integrale, fotografi dhe video materiale do t’i dorëzohet mediave.