Duhet të dimë se çfarë kemi që ta planifikojmë të ardhmen – është përfundimi i takimit të sotëm i kryetarëve të komunave me kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev, ministrat e vetëqeverisjes lokale Goran Milevski dhe i drejtësisë, Bojan Mariçiq, kryetari i qytetit të Shkupit, dhe kryetari I BNJVL-së, Petre Shilegov dhe drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostol Simovski dhe zëvendësi i tij, Ilmi Selami.
Realizimi i një regjistrimi të besueshëm është test i pjekurisë sonë si vend," deklaroi kryetari Pendarovski në fjalimin e tij në takim. Ai theksoi se zbatimi i këtij regjistrimi do të bëhet në kushte të pazakonta, por është plotësisht i sigurt dhe ka besim në kredibilitetin dhe profesionalizmin e Entit shtetërore të statistikës për realizimin e këtij operacioni më të rëndësishëm statistikor.
Në fjalimin e tij, kryetari i Kuvendit theksoi se regjistrimi nuk është dhe nuk duhet të jetë operacion politik dhe është e udhës të rradhitemi në mesin e vendeve drejtë të cilave aspirojmë, dhe këtë do ta arrijmë vetëm me mbështetjen maksimale për realizimin e suksesshëm të këtij operacioni serioz statistikor.
Kryeministri në fjalimin e tij në veçanti iu referua rëndësisë së regjistrimit në procesin e fillimit të negociatave me BE-në dhe regjistrimi është detyrimi ynë si një vend kandidat për anëtarësim në BE, sepse kapitulli Statistika është nga grupet e para të negociatave.
Ministri i vetëqeverisjes lokale dhe kryetari i BNJVL-së theksuan rëndësinë e madhe që të dhënat regjistruese kanë për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale dhe shprehën përkrahjen dhe përkushtimin e tyre maksimal për këtë proces që na prek të gjithë neve dhe nga suksesi i të cilit varet e ardhmja dhe zhvillimi i të gjitha komunave dhe shtetit në tërësi.
"Thirrja ime është unifikuese - është e nevojshme që partitë politike të mbështesin dhe stimulojnë regjistrimin sepse vetëm të bashkuar në idenë e një shteti modern dhe të përparuar mund të kemi sukses", theksoi ministri i drejtësisë, duke iu drejtuar kryetarëve të komunave.
Drejtori i Entit shtetëror të statistikës e theksoi dhe përshëndeti mbështjetjen e madhe që Enti e merr nga të gjitha institucionet e shtetit duke iu referuar rolit të komunave në gjithë procesin e përgatitjes dhe realizimit të Regjistrimit.
Në fjalimin e tij, sërish theksoi nevojën dhe shfrytëzimin e të dhënave që fitohen me Regjistrimin e popullsisë.
Gjegjësisht, me regjistrimin, në rend të parë fitojmë të dhëna për popullsinë, moshën dhe strukturën gjinore të saj, shpërndarjen territoriale, strukturën arsimore dhe profesionin, migrimet, të dhëna për ekonomitë familjare dhe strukturën e tyre sipas numrit të anëtarëve, banesave dhe kushtet për banim.
Me të dhënat që do të sigurohen me Regjistrimin, komunat do të mund ta planifikojnë zhvillimin e tyre dhe të sjellin vendime për investimet, do të mund t’i planifikojnë shërbimet që i ofrojnë qytetarëve, do të mund t’i planifikojnë dhe në mënyrë të drejtë t’i transferojnë mjetet me të cilat disponojnë, por njëkohësisht do të kenë edhe bazë për të kërkuar më shumë mjete, si mjete buxhetore ashtu edhe nga fondet e BE-së.
Përveç komunave, të dhënat e regjistrimit do të kenë rëndësi të madhe edhe për komunitetin afarist gjithashtu edhe për sektorin joqeveritar. Drejtori i Entit shtetëror për statistikë theksoi detyrimet e komunave që dalin nga Ligji për regjistrim, si dhe rolin që do ta luajne gjatë gjithë procesit.
Apeloi për bashkëpunim të hapur dhe të gjithëanshëm, qasje pozitive dhe angazhim maksimal të të gjithë pjesëmarrësve në këtë operacion më masiv dhe më të rëndësishëm statistikor, ndërsa Enti shtetëror i statistikës me gjithë kapacitetin e saj profesional do të investoj në realizim të suksesshëm të Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021.
