Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim i drejtorit të Entit shtetëror të statistikës me ambasadorin e Francës
04.02.2021

 

Drejtori i Entit shtëror të statistikës, z.Apostol Simovski, mbajti takim pune me ambasadorin e Francës, z.Cyril Baumgartner, në të cilën u diskutua për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2021. Ambasadori u interesua se si po shkojnë përgatitjet për regjistrim dhe si do të zhvillohet i gjithë procesi në terren, sepse është i një rëndësie të madhe për vendin. Drejtori e informoi atë për gjithë rrjedhën e aktiviteteve dhe fazën e përgatitjeve. Metodologjia e regjistrimit pritet të botohet deri në fund të kësaj jave dhe do t'i paraqitet publikut në një konferencë shtypi.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për metodën e regjistrimit dhe për bazat e të dhënave të cilat do të shfrytëzohen gjatë regjistrimit. Drejtori i Entit shtetëror për statistikë, gjithashtu, informoi se është e paraparë një aplikacion i veçant për vetëregjistrim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit më gjatë se 12 muaj, dhe e njejta do të jetë në disponim prej datës 01 mars deri 21 prill.

Takimi me ambasadorin e Francës kaloi në atmosferë pozitive, me çka ambasadori tregoi besimin e tij në përgatitjen dhe përkushtimin maksimal të Entit shtetëror të statistikës që ta përgatis dhe realizon Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2021, dhe gjithashtu theksoi mbështetjen e tij për tërë procesin dhe shprehu dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet ambasadës së Francës dhe Entit shtetëror të statitikës.


 

 




© Enti shtetëror për statistikë