Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim me përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe USAID
10.02.2021

 

Drejtori i Entit shtetëror të statistikës, z. Apostol Simovski, kishte takim me përfaqësuesit e ambasadës amerikane z. Endru Mofat, këshilltar politik, z. Jordan Damçevski, analist i lartë ekonomik, dhe me znj. Don Karmin, drejtoresh e zyrës për zhvillim në USAID.

Në takim u bë fjalë për Regjistrimin e rradhës së popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2021, me çka drejtori i Entit shtetëror të statistikës i informoi të pranishmit për organizimin e regjistrimit, logjistikën teknike si dhe për sfidat me të cilat Enti shtetëror i statistikës po përballet për momentin.

Gjithashtu, në takim u diskutua për rifillimin e mundshëm të bashkëpunimit ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe USAID. U la e hapur mundësia që për të njejtën temë të vazhdojnë diskutimet pas përfundimit të Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2021.

 




© Enti shtetëror për statistikë