Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Filloi pilot-hulumtimi i tregtisë së jashtme në shërbime
28.05.2021

 

Pilot-hulumtimi i tregtisë së jashtme në shërbime do të realizohet në qershor të vitit 2021 me anë të grumbullimit elektronik të të dhënave me e-formularin nëpërmjet Sistemit të grumbullimit elektronik të të dhënave eStat (http://www.stat.gov.mk/eStat.aspx) Të dhënat të cilat do të grumbullohen i referohen vitit 2020.

Statistika e tregtisë ndërkombëtare në shërbime paraqet burim kryesor të informacionit mbi bilancin e pagesave dhe llogaritë kombëtare dhe është një bazë e rëndësishme për vendimmarrjen në sektorin publik dhe privat. Krahas kësaj, këto statistika mund të përdoren për të monitoruar performancën e jashtme tregtare të ekonomive të ndryshme dhe për të ndihmuar në përgatitjen e negociatave tregtare në kontekstin e Marrëveshjes së përgjithshme të tregtisë në shërbime (MPTSH). Kështu, të dhënat e krahasueshme mbi tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve janë baza për marrëveshjet tregtare.

Republika e Maqedonisë së Veriut rregullisht paraqet të dhëna për importet dhe eksportet e shërbimeve deri në Eurostat në një interval shumë të kufizuar. Aktualisht, të dhënat për tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve llogariten dhe publikohen nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e të dhënave të Bilancit të Pagesave.

Në përputhje me rekomandimet dhe kërkesat e Eurostat, Enti Shtetëror i Statistikës, brenda Programit Shumëpërdorues IPA 2017, aplikoi dhe u aprovua projekti statistikor për statistikat mbi tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një sistemi për prodhimin e statistikave për tregtinë e jashtme të shërbimeve. Faza e parë i referohet futjes së një hulumtimi të ri të subjekteve afariste, i cili do të sigurojë të dhëna të hollësishme sipas EBOPS 2010 (Klasifikimi i Zgjeruar i Shërbimeve të Bilancit të Pagesave, 2010) të ndarë sipas vendit të importit dhe eksportit.




© Enti shtetëror për statistikë