Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Filloi pilot - hulumtimi i Hulumtimit statistikor të barnave dhe prodhimeve për nevoja shëndetësore të prokuruara privatisht
05.07.2021

 

Pilot-hulumtimi i barnatoreve do të realizohet gjatë muajit korrik 2021 dhe plotësohet në mënyrë elektronike (në tabela exel) të cilat dërgohen nëpërmjet postës elektronike. Të dhënat të cilët do të grumbullohen i referohen viteve 2018, 2019 dhe 2020.

Enti shtetëror i statistikës prej vitit 2021 ka filluar të publikoi llogaritë shëndetësore, të cilat paraqesin një shfaqje të kategorizuar të të gjithë shpenzimeve shëndetësore në vend. Llogaritë shëndetësore i paraqesin mjetet në sistemin shëndetësor nga aspekti i burimeve, mënyrën e financimit, llojin e mbrojtjes shëndetësore për të cilat shfrytëzohen, llojin e institucioneve shëndetësore, sëmundjet, invenstimet, e kështu me rradhë. Në këtë mënyrë, Enti shtetëror i statistikës ndërmerr më tepër aktivitete për avancimin e llogarive shëndetësore nëpërmjet një përfshirjeje më të madhe dhe më të detajuar të mjeteve në sistemin shëndetësor në vend.

Njëri nga segmentet më të rëndësishëm në përllogaritjet e llogarive shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet: shpenzimi i barnave, mjetet ndihmëse shëruese, veglat ndihmëse mjeksësore dhe prodhime tjera mjekësore, e posaçarisht me rëndësi është të përllogariten mjetet të cilët qytetarët i paguajnë privatisht, respektivisht mjetet që nuk janë ngarkesë e FSSH-së.

Qëllimi i këtij pilot-hulumtimi është që të dhënat e llogarive shëndetësore të pasurohen me të dhëna, për një përcaktim më preciz të mjeteve, që popullata i ndanë privatisht për prokurimin e barnave dhe prodhimeve nëpër barnatore, por edhe për llojin e barnave për të cilat ndahen mjete private. Rezultatet, krahas asaj që ofrojnë informacione për këtë treg të rëndësishëm të kompanive, ata janë edhe të një rëndësie të madhe për kreatorët të politikave shëndetësore në pjesën e përfshirjes së barnave me sigurimin shëndetësor.

 




© Enti shtetëror për statistikë