Regjistrimi2021
Njoftim për shtyp
19.07.2021
Pjesëmarrja në Regjistrim2021 - përfitim për të gjithë
Aplikimi i kandidatëve për regjistruesit rajonal dhe instruktorët rajonal
fillon nesër
Nesër, 20 korrik, do të shpallet Konkursi për aplikime për kandidatët për regjistrues rajonal dhe instruktorë rajonalë. Konkursi do të publikohet në 4 gazeta ditore, si dhe në uebfaqen www.Popis2021.stat.gov.mk ku nga nesër në ora 8:00 aplikimi për aplikim elektronik do të jetë aktiv.
I ftojmë të gjithë të interesuarit, si dhe të gjithë ata që aplikuan për thirrjen e parë në mars të këtij viti, të plotësojnë aplikacionin dhe të bëhen pjesë e ekipit të madh të regjistrimit që në shtator do të zhvillojë Regjistrimin e shumëpritur të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kontributi i secilit prej nesh në aktivitetet e regjistrimit është një përfitim për të gjithë. Si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në zbatimin e Regjistrimit dhe si sigurues të të dhënave - ne kontribuojmë në krijimin e një pamje të saktë të situatës në vend në një kohë të caktuar.
Kjo pamje e saktë do të mundësojë miratimin e politikave të shëndosha, bazuar në të dhënat më të reja, të cilat do të planifikojnë zhvillimin e çdo fushe të jetesës dhe punës.
Konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht, duke vijuar nga testimi, përzgjedhja dhe trajnimi i kandidatëve të përzgjedhur.
Enti shtetëror i statistikës