Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Konferenca me temë ‘’Formësimi i së ardhmës demografike të Evropës’’ Përparimi i shoqërisë në kohën e ndryshimeve të shpejta demografike
30.11.2021

 

Shumë vende nga Evropa dhe Azia Qendrore përballen me ndryshime të shpejta: shoqëritë plaken, njerëzit lindin më pak fëmijë, dhe shumë prej tyre i braktisin vendet e tyre duke kërkuar mundësi nëpër vende tjera.

Shkup, 30 nëntor 2021 - Konferenca ministrore me temë ‘’Formësimi i së ardhmës demografike të Evropës’’, ku do të marrin pjesë një numër i përfaqësuesve të lartë qeveritar, lider, ekspert nga Evropa dhe Azia Qendrore, në mesin e tyre edhe delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet me 1 dhe 2 dhjetor 2021, në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Konferencën, ku do të diskutohet për rezistencën demografike dhe ngritjen e kapaciteteve të vendeve për t’iu përgjigjur ndryshimeve demografike në rajon, e organizon Fondi i popullsisë i Kombeve të Bashkuara – UNFPA dhe Qeveria e Republikës së Bullgarisë, nën patronazhit të Kryetarit të Republikës së Bullgarisë.

Temat kryesore të konferencës janë: plakja e popullsisë, fertiliteti, barazia gjinore, planifikimi familjar, aspiratat e të rinjve, rivitalizimi i zonave rurale, financimi i politikave sociale dhe lidhja midis demografisë dhe demokracisë. Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut përbëhet nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shapeska, drejtori i Entit shtetëror të statistikës,  Apostol Simovski si dhe përfaqësues të tjerë nga fusha të ndryshme, si dhe nga zyra kombëtare e UNFPA-s.

Konferenca do të rezultojë me inicimin e Dekadës së rezistencës demografike 2022-2032 dhe Aleancës së Sofjes, bashkësi e udhëhequr nga një shtet anëtar i cili përfshin praktikat për lehtësimin e përvojave të ndarjes dhe dhënien e këshillave për politikat mediatore / ndërmjetësuese, si dhe asistencë teknike për forcimin e rezistencës demografike.

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të informojnë dhe të angazhohen në praktika të mira dhe në iniciativa premtuese që lidhen me trajtimin e ndryshimeve demografike me pjesëmarrjen e ekspo-s virtuale për rezistencë demografike.

Për më tepër informacione rreth ngjarjes:

https://eeca.unfpa.org/en/shaping-europes-demographic-future

https://eeca.unfpa.org/en/news/ministerial-conference-chart-pathways-societies-thrive-amid-rapid-demographic-change

Regjistrohu në https://demressofia21.vfairs.com/en/registration-form që të na bashkoheni në hapësirën e konferencës sonë virtuele.

 

 




© Enti shtetëror për statistikë