Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Regjistrimi testues i bujqësisë, 2022
14.06.2022

 

Enti Shtetëror i Statistikës do ta zbatoj Regjistrimin testues të bujqësisë në periudhë prej 15 deri më 30 qershor të vitit 2022.

Me Regjistrimi testues do të përfshihen një sërë ekonomi bujqësore familjare dhe subjekte afariste që janë të regjistruara dhe merren me aktivitete bujqësore.

Qëllimi kryesor i Regjistrimit testues është të testojë metodologjinë dhe pyetësorët për realizimin e Regjistrimit, si dhe aspektet organizative dhe profesionale të këtij aktiviteti.

Për këtë qëllim, do të vizitohen disa ekonomi bujqësore familjare në komunat e përzgjedhura (Ilinden, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Krivogashtani, Strumicë dhe Çeshinovë-Obleshevë), si dhe subjektet afariste në disa komuna, si: Ilinden, Gazi Babë, Kisella Vodë, Butel, Tetovë, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Resnjë e të tjera.

Regjistruesit, të trajnuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, do të vizitojnë njësitë bujqësore dhe subjektet afariste dhe do t'i intervistojnë ato me ndihmën e laptopëve - tableta dore.

Regjistrimi testues realizohet në përputhje me Ligjin për statistikat shtetërore, ndërsa aspektet metodologjike dhe organizative janë plotësisht në përputhje me rregulloret evropiane: IFS 2018/1091, Rregullorja e implementimit: IFS 2018/1874 dhe Rregullorja e implementimit: IFS 2021/2269.

Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e ekonomive familjare dhe subjekteve afariste në këtë operacion statistikor do ti ndihmoj Entit Shtetëror të Statistikës që të siguroj zbatim të susksesshëm të Regjistrimit kryesor të bujqësisë për vitin që vjen.




© Enti shtetëror për statistikë