Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Përfundoi Regjistrimi provues i bujqësisë 2022
01.07.2022

 

Enti shtetëror i statistikave në periudhën prej 15 deri më 30 qershor 2022 ka kryer Regjistrimin provues të bujqësisë.

Regjistruesit në dy javët e fundit, i vizituan dhe intervistuan fermat e përzgjedhura të ekonomisë bujqësore dhe subjektet afariste që janë të regjistruara dhe merren me aktivitete që lidhen me bujqësinë në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë kohës së realizimit të aktiviteteve në terren nuk janë vërejtur vështirësi dhe i gjithë aktiviteti është realizuar sipas pritshmërive. Njohuritë e fituara nga Regjistrimi provues do të përdoren për organizimin dhe kryerjen e Regjistrimit kryesor të bujqësisë vitin e ardhshëm.

Enti shtetëror i statistikave i falenderon ekonomitë familjare dhe subjektet afariste për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këtë aksion statistikor.




© Enti shtetëror për statistikë