Në periudhën nga data 28 korrik deri më 20 shtator 2022, Enti shtetëror i statistikës do të kryejë anketën për sigurinë e grave në familje dhe shoqëri.
Anketa zbatohet në përputhje me rekomandimet e statistikave evropiane. Të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme do të kontaktohen me telefon dhe do të kenë mundësinë të zgjedhin mënyrën e përgjigjes së pyetësorit (me telefon, vizitë nga anketuesi në shtëpi ose vetë-plotësim, përmes një adrese elektronike të dhënë më parë).
Pyetjet i referohen mënyrës së jetesës, sigurisë, familjes, kontaktit me njerëzit në familje, por edhe jashtë, në jetën e përditshme.
Pyetësori përmban disa seksione pyetjesh të cilave u jepet përgjigje në varësi të ngjarjeve të përjetuara gjatë jetës.
Sipas Ligjit për statistikat shtetërore, të dhënat e marra përdoren ekskluzivisht për qëllime statistikore dhe publikohen në mënyrë të përmbledhur.
Për informacion shtesë mund të kontaktoni Entin shtetëror të Statistikës:
info@stat.gov.mk
02/3295735, 023295835 ose 02/3295666.