Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Skriningu shpjegues për kapitullin 18 - Statistika
16.09.2022

 

Në selinë e Entit statistikor të Bashkimit Evropian – Eurostat, po mbahet një skrining shpjegues për kapitullin 18 - Statistika, si pjesë e procesit të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Sistemi nacional statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësohet nga një ekip statisticienësh, të udhëhequr nga drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, z. Apostol Simovski. Delegacioni i Maqedonisë udhëhiqet nga z. Bojan Maroçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe kryenegociator për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i këtij skriningu shpjegues është njohja e vendeve kandidate me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe përgatitja e tyre për negociata. Gjithashtu, nga ana tjetër ka për qëllim që t'i mundësojë Komisionit Evropian të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së vendeve kandidate, të informohet për planet e tyre dhe të marrë udhëzime paraprake për çështjet më aktuale në negociata.

Kapitulli 18 – Statistika, është pjesë e grupit të parë të kapitujve, Vlerat themelore. Aktivitetet në këtë kapitull i mundësojnë Sistemit nacional statistikor të përmbushë në mënyrë adekuate kërkesat e të drejtës së BE-së në fushën e statistikave. Rregullat dhe politikat e BE-së në këtë fushë kanë për synim të ofrojnë të dhëna statistikore me cilësi të lartë në përputhje me rregulloret e BE-së dhe rekomandimet ndërkombëtare.

 

 




© Enti shtetëror për statistikë