Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Memorandum i nënshkruar për bashkëpunim me Entin e Statistikës të Republikës së Sllovenisë
27.04.2023

 

Enti Shtetëror i Statistikës të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Entin e Statistikës të Republikës së Sllovenisë, qëllimi i të cilit është zhvillimi dhe avancimi i sistemeve statistikore në të dyja vendet. Memorandumi parashikon aktivitete që synojnë shkëmbimin e praktikave të mira, shkëmbimin e përvojave, krijimin e rrjeteve etj., njëkohësisht duke promovuar sjelljen profesionale në përputhje me Parimet themelore të statistikave zyrtare të Kombeve të Bashkuara dhe Kodin e punës së statistikave evropiane.

 




© Enti shtetëror për statistikë