Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Informacion deri te përdoruesit e të dhënave mbi vlerësimin e popullsisë
09.11.2023

 

Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë kthimin e serisë mbi vlerësimit të popullsisë në periudhën ndërmjet Regjistrimit të vitit 2002 dhe Regjistrimit të vitit 2021. Ky aktivitet i kthimit të serive të të dhënave të popullsisë është një praktikë e zakonshme në mbarë botën pas çdo regjistrimi të realizuar.

Kur përdorni të dhënat mbi vlerësimin e popullsisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të keni parasysh informacionet e mëposhtme, në mënyrë që t’i përdorni të dhënat më të rëndësishme të disponueshme nga faqja jonë e internetit.

Informacione metodologjike

  1. Grupi i të dhënave mbi vlerësimin e popullsisë për periudhën 31 dhjetor 2002 deri më 31 dhjetor 2020 është përllogaritur në bazë të Regjistrimit 2002, duke marrë parasysh numrin e lindjeve, vdekjeve, personave që kanë imigruar dhe emigruar, sipas komunës ku kanë jetuar personat dhe vitin kur ka ndodhur ngjarja. Të gjitha këto të dhëna janë marrë nga burime administrative.
  2. Për dallim nga të dhënat administrative, regjistrimet realizohen në terren dhe për këtë arsye pritet të shfaqen dallime të caktuara në numrin e popullsisë dhe shpërndarjen e saj nëpër komuna ndërmjet dy regjistrimeve.
  3. Arsyeja e zvogëlimit të numrit të popullsisë ndërmjet dy regjistrimeve është për shkak të emigracionit të paregjistruar.
  4. Prandaj, ESHS ka realizuar vlerësim të popullsisë me gjendje fillestare nga Regjistrimi i vitit 2021, duke i kthyer përllogaritjet mbrapa deri në Regjistrimin e vitit 2002.
  5. Përllogaritjet e kthimit të vlerësimeve synojnë të ofrojnë të dhëna më relevante për madhësinë e popullsisë bazuar në situatë më të afërt historike. Kjo do të thotë, përllogaritjet e bazuara në të dhënat nga Regjistrimi i vitit 2021 kundrejt të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2002.
  6. Në bazë të të dhënave të disponueshme, ESHS ka arritur t’i identifikojë personat e shpërngulur që nuk janë të regjistruar në burimet administrative, për dallim nga ata persona që nuk janë të regjistruar në Regjistrimin e vitit 2021 dhe që përfshihen në popullsisë e përgjithshme.
  7. Fatkeqësisht, ESHS nuk ka mundur të gjejë burimet relevante të të dhënave për vitin kur personat janë shpërngulur.
  8. Për shkak të kësaj mungese, metodologjia e përdorur për vlerësimin e popullsisë bazohet në interpolim linear të modifikuar në të cilin modifikimi i referohet intensitetit të migrimeve për vite kalendarike, të marrë nga statistikat e vendeve të tjera (të njohura si mirror statisticks).
  9. Si pasojë e këtyre faktorëve, ESHS ka përllogaritur numrin e popullsisë në periudhë ndërmjet dy Regjistrimeve vetëm në nivel shtetëror.
  10. Gjithashtu, ESHS ka përllogaritur numrin e përgjithshëm të popullsisë edhe sipas rajoneve statistikore për periudhën 2017-2021.

 

Udhëzime deri te përdoruesit mbi serinë e reviduar të të dhënave të popullsisë

 

  1. Të dhënat zyrtare të vlefshme për numrin e popullsisë janë të dhënat të përllogaritura në bazë të Regjistrimit të vitit 2021.
  2. Niveli më i ulët për të cilin janë në dispozicion këto të dhëna është rajon statistikor, për periudhën nga 1 janari 2017 deri më 1 janar 2021.
  3. Të dhënat mbi vlerësimet e popullsisë sipas Regjistrimit të vitit 2002 janë të dhëna të arkivuara historike.



© Enti shtetëror për statistikë