Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Sistemi special i desiminimit të të dhënave plus (SDDS Plus)
13.02.2024

 

Enti Shtetëror i Statistikës, si koordinator, së bashku me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Financave, me sukses i përfunduan të gjitha obligimet e planifikuara që ishin në kuadër të periudhës pesëvjeçare të tranzicionit për standardin SDDS Plus të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Me këtë standard sigurohen të gjithë treguesit e nevojshëm statistikor për faqen nacionale të të dhënave (https://www.stat.gov.mk/nsdp.htm). I gjithë procesi ishte i monitoruar, komentuar dhe miratuar nga FMN-ja.

Faqja nacionale e të dhënave është vendosur në webfaqen e Entit Shtetëror të Statistikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfshinë të dhëna makroekonomike (kategoritë e të dhënave) që kanë të bëjnë me katër sektorët e ekonomisë nacionale: Sektori real, Sektori fiskal, Sektori financiar, Sektori i jashtëm, si dhe në pjesën e Popullsisë. Faqja nacionale e të dhënave përfshinë desiminimin e të gjitha kategorive të të dhënave në formatin SDMX, i cili është veçanërisht i përshtatshëm për përpunimin e kompjuterizuar të të dhënave.

Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e Sistemit special të desiminimit të të dhënave Plus të Fondit Monetar Ndërkombëtar (SDDS Plus - Special Data Dissemination Standards Plus) që nga janari I vitit 2019.




© Enti shtetëror për statistikë