Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Profili i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
09.04.2024

 

Enti Shtetëror i Statistikës sot ka promovuar publikimin “Profili i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i përgatitur në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Shkup.

Qëllimi i publikimit është të jep pamje të profilit demografik të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, të tregojë kushtet në sfera të veçanta të jetës së kategorisë më të re të popullsisë në mënyrë që të inkurajojë palët përkatëse të zhvillojnë politika të bazuara në fakte që ti adresojnë nevojat e fëmijëve.

Për përgatitjen e Profilit të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shfrytëzuar të dhënat nga Regjistrimi i Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave i zbatuar në vitin 2021, të dhënat nga hulumtimet tjera statistikore lidhur me fëmijët si dhe burime të tjera të të dhënave administrative në dispozicion.

Ky publikim është një nga përpjekjet fillestare që bashkon të dhëna nga burime të ndryshme dhe duhet të jetë bazë dhe frymëzim për aktivitetet e mëtejshme të entit dhe institucioneve të tjera për të siguruar të dhëna që do të mbështesin krijimin e politikave për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve.

Publikimi është i disponueshëm në faqen e internetit të UNICEF-it në linkun e mëposhtëm:

https://www.unicef.org/northmacedonia/mk/izvestai/profil-na-detskata-populacija-vo-republika-severna-makedonija

 




© Enti shtetëror për statistikë