Më 10 shtator 2024, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, dr. Dejan Stankov, mori pjesë në seancën e katërt të Grupit Punues 6, kundër korrupsionit (Kapitulli 5 - Prokurimi Publik, Kapitulli 18 - Statistika dhe Kapitulli 32 - Kontrolli Financiar) organizuar nga Konventa Kombëtare për BE-në në vendin tonë (NKEU – MK).
Në kuadër të sesionit me temë “Të dhënat të cilave u besojmë: Parakusht për një ekonomi më të fortë dhe luftë efektive kundër korrupsionit”, drejtori mbajti fjalim rasti, duke theksuar se Enti Shtetëror i Statistikave ka për mision të prodhojë të dhëna të sakta dhe të besueshme, ndërsa besimi në statistikat zyrtare ndërtohen nëpërmjet një qëndrimi shumë profesional, të paanshëm ndaj punës së Entit, bazuar në parime shkencore.
“Si një vend i vogël me një sistem të vogël statistikor, i përballur me burime dhe fonde të kufizuara për zhvillimin e statistikave, prioritete konkurruese dhe sfida të ndryshme, aktualisht si statisticienë të Maqedonisë jemi në gjendje të monitorojmë zhvillimin e infrastrukturës globale statistikore dhe potencialisht të zbatojmë praktikat më të mira të zhvilluara në sistemet e avancuara statistikore. Për këtë, Enti Shtetëror i Statistikave vlerëson lartë bashkëpunimin e vendosur me Eurostatin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në fushën e statistikave. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë partneritetin nëpërmjet realizimit të projekteve të ndryshme, të cilat do të vazhdojnë procesin e zhvillimit të një sistemi të qëndrueshëm statistikor në përputhje të plotë me standardet statistikore evropiane, i cili prodhon të dhëna statistikore të besueshme dhe të krahasueshme”, theksoi Stankov.
Në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, Kapitulli 18 – Statistikat është pjesë e klasterit të parë – Vlerat themelore, ndërsa në procesin e zbatimit të Marrëveshjes së stabilizim-asocimit, Enti Shtetëror i Statistikave ka një rol të dyfishtë: nga njëra anë, të ofrojë të dhëna statistikore të besueshme, objektive, të sakta, në kohë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht, në përputhje me nevojat në të gjitha sferat e MSA-së, dhe nga ana tjetër, Enti ka detyrimin të ofrojë të dhëna statistikore për bartësit e politikave në vend. Në të njëjtën kohë, të dhënat e prodhuara nga Enti Shtetëror i Statistikave u transmetohen rregullisht organizatave ndërkombëtare si Eurostat, FMN, OKB dhe të tjera.
Në fjalimin e tij, drejtori iu referua aktiviteteve të ardhshme të Entit, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian, shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe vlerësimin e partneritetit të zbatimit të Kodit të Punës së Statistikave Evropiane.
Krahas drejtorit, të pranishmëve iu drejtuan edhe koordinatorja nacionale e NKEU - MK dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane znj.Mileva Gjurovska, znj.Gonce Jakovlevska nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, guvernatorja e Bankës Popullore znj.Anita Angellovska-Bezhoska, konsulentja për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar ndërmjet Entit të Statistikës Suedeze dhe Entit Shtetëror të Statistikave, znj.Maj Erikson Goter, si dhe profesorë nga universitetet e vendit dhe jashtë vendit, përfaqësues të organizatave joqeveritare, Bankës Botërore, ambasadat etj.