Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim me studentët e Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip
21.10.2024

 

Në kuadër të shënimit të Ditës Evropiane të Statistikave, 20 tetori, përfaqësues të Entit Shtetëror të Statistikave vizituan Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip.

Para një numri të madh të studentëve, drejtori i ESHS-së, dr. Dejan Stankov, mbajti ligjëratë me temë: “Statistikat zyrtare, dritare për të kuptuar shoqërinë”, në të cilën trajtoi rëndësinë e statistikave zyrtare, përdorimin e tyre dhe sa të rëndësishme janë ato veçanërisht për studentët në procesin e arsimimit dhe përgatitjeve të tyre për të hyrë në tregun e punës.

Drejtori Stankov dhe rektori i Universitetit "Goce Dellçev", dr. Dejan Mirakovski, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që thellon dhe përmirëson bashkëpunimin ekzistues ndërmjet dy institucioneve dhe vendos aktivitete të reja për përfshirje më të madhe të studentëve në rritjen e njohurive statistikore tek të rinjtë.

 

        

     




© Enti shtetëror për statistikë