Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim me Odën e Kontabilistëve
01.11.2024

 

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

Drejtori i ESHS-së, z. Dejan Stankov, i njohu të pranishmit me aktivitetet aktuale të institucionit, duke theksuar rëndësinë e cilësisë së të dhënave, burim i të cilave është Oda e Kontabilistëve.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy institucioneve, ndryshimet teknike të nevojshme për përmirësimin e cilësisë së të dhënave, si dhe mundësinë e shkurtimit të afateve për dorëzimin e tyre.

U theksua nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e standardeve të larta statistikore.

Gjithashtu u ra dakord për formimin e një grupi të përbashkët pune që do të identifikojë problemet dhe do të propozojë zgjidhje për tejkalimin e tyre, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në statistikat zyrtare.

 

     




© Enti shtetëror për statistikë