Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim me Institutin e Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të autorizuar
19.11.2024

 

Me 18 nëntor 2024, drejtori i ESHS-së, z. Dejan Stankov, zhvilloi takim me znj. Vesna Prentoska, kryetare e Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të autorizuar.

Në takim u diskutua për rëndësinë e të dhënave cilësore të kontabilitetit dhe përdorimit të tyre për qëllime statistikore, u shqyrtuan disa aktivitete për avancimin sistematik të sistemeve, si dhe u diskutua për vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave. Gjithashtu u prezantuan hapat e ndërmarrë nga Enti Shtetëror i Statistikave për uljen e ngarkesës mbi njësitë raportuese.

Në takim u ra dakord që anëtarët e Institutit të marrin pjesë në prezantime tematike për hulumtime statistikore, të cilat më tej do të kontribuojnë në plotësimin adekuat të formularëve statistikorë dhe përmirësimin e cilësisë së të dhënave.

 

     




© Enti shtetëror për statistikë