Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takimi koordinues me Organizatën Ndërkombëtare të Punës
02.12.2024

 

Me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në Entin Shtetëror të Statistikës u mbajt takim ndërmjet drejtorit të Entit, z. Dejan Stankov dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, z. Emil Krstanovski dhe znj. Natasha Meçkaroska Simjanoska.

Në takim, të dyja palët konfirmuan angazhimin e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit dhe theksuan rëndësinë e të dhënave statistikore të prodhuara nga Enti në krijimin e politikave, masave dhe aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së tregut të punës në vend.

U ra dakord për rinovimin e Memorandumit të bashkëpunimit dhe u diskutuan aktivitetet e mundshme të bashkëpunimit në vitin 2025.  

 




© Enti shtetëror për statistikë