Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim me aktivitetin e partneritetit të USAID-it për rritje ekonomike
30.12.2024

 

Me datë 30.12.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror për Statistikë, drejtori i ESHS-së, dr. Dejan Stankov, realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Aktivitetit, znj. Tamara Todorovska dhe udhëheqësen e komponentës për dialog privato-publik, znj. Irena Gjorgievska.

Në takim u diskutua për hapat që çojnë në modernizimin e proceseve statistikore, ngritjen e kapaciteteve dhe krijimin e sistemeve më efikase.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen mes ESHS-së dhe Aktivitetit në drejtim të ofrimit të mbështetjes për infrastrukturën e ESHS-së, si dhe ekspertizën për zgjidhjen e sfidave teknike dhe sistemore me qëllim optimizimin e proceseve dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të disponueshme.

 

 

 




© Enti shtetëror për statistikë