Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Odës së Kontabilistëve
17.01.2025

 

Sot, më 17.01.2025, Enti Shtetëror i Statistikës dhe Oda e Kontabilistëve nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, i cili synon avancimin e bashkëpunimit aktual dhe shkëmbimit të informacionit dhe të burimeve.

Kontabilistët janë një partner i rëndësishëm i Entit Shtetëror të Statistikës, kyç në sigurimin e të dhënave statistikore me cilësi të lartë. Me këtë Memorandum, të dy institucionet angazhohen për grumbullimin më efikas dhe më efektiv të të dhënave statistikore, duke ulur ngarkesën administrative për njësitë raportuese, njëkohësisht edhe duke përmirësuar praktikat në statistika dhe kontabilitet.

Memorandumi do të mundësojë një koordinim më të mirë ndërmjet dy institucioneve, organizimin e ngjarjeve të përbashkëta me theks të veçant në harmonizimin e rregulloreve dhe standardeve statistikore dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetje në procesin e raportimit financiar cilësor, me synim marrjen e saktë, precize dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave që i nënshtrohen analizës statistikore.

 

  




© Enti shtetëror për statistikë