Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takimi me Fakultetin e sigurisë për përcaktimin e mundësive për bashkëpunim të ardhshëm
14.02.2025

 

Me 12 shkurt 2025, në Entin Shtetëror të Statistikës, është mbajtur takim me dekanin, prof. dr. Jonçe Ivanovski, dhe profesorë nga Fakulteti i sigurisë, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes dy institucioneve.

Drejtori i Entit, dr. Dejan Stankov, shprehu gatishmërinë e Entit për bashkëpunim me Fakultetin e sigurisë, veçanërisht pasi një nga prioritetet e Entit është përmirësimi dhe rritja e bashkëpunimit me komunitetin akademik.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve përcaktuan disa fusha të përbashkëta interesi në të cilat mund të punohet në mënyrë aktive, të cilat përfshijnë mundësinë që ekspertët nga ESHS të marrin pjesë në tryeza të rrumbullakëta të organizuara nga Fakulteti i Sigurisë, prezantime për studentët e Fakultetit mbi disponueshmërinë dhe përdorimin e të dhënave nga fusha e statistikave gjyqësore, përdorimin e të dhënave të anonimizuara për qëllime hulumtuese shkencore, praktikë për studentët e vitit të fundit të Fakultetit etj.

Të dyja palët ranë dakord që bashkëpunimi të fillojë me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në të cilin do të përcaktohen aktivitetet dhe afati kohor për realizimin e tyre.

    




© Enti shtetëror për statistikë