Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takimi i drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës me koordinatoren e përhershëm të Kombeve të Bashkuara
20.02.2025

 

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov, ka zhvilluar takim me koordinatoren e re të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rita Kolumbia.

Fokusi kryesor i takimit ishte Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe roli që Enti Shtetëror i Statistikës luan në vend lidhur me këtë fushë. Në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen mundësitë për zhvillimin e një platforme për Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Më tej, u diskutua për mbështetjen që mund të ofrojë zyra e koordinatorës së përhershëm të OKB-së në drejtim të përmirësimit të cilësisë së burimeve të të dhënave administrative, veçanërisht regjistrit të popullsisë. Gjithashtu, znj. Kolumbia theksoi gjithashtu gatishmërinë e saj për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës statistikore të Entit Shtetëror të Statistikës.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se temat e diskutuara në takim janë të një rëndësie të jashtëzakonshme si dhe bashkëpunimi në ato fusha do të vazhdojë.




© Enti shtetëror për statistikë