Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Takim me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar
21.02.2025

 

Më 13.02.2025, në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është mbajtur takim midis ekspertëve të Entit Shtetëror të Statistikës dhe përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) nga Uashingtoni.

Vendi ynë është pjesë e standardit më të lartë statistikor për desiminimin e të dhënave të FMN - SDDS Plus, që është një konfirmim i cilësisë së të dhënave zyrtare statistikore. ESHS, si koordinatore e këtyre aktiviteteve, e vlerëson lart bashkëpunimin me FMN-në.

Në fillim të takimit, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, dr. Dejan Stankov, i informoi përfaqësuesit e FMN-së për aktivitetet e ndërmarra për forcimin e sistemit statistikor të vendit. Drejtori Stankov theksoi rëndësinë e të dhënave cilësore statistikore në procesin e krijimit të politikave zhvillimore në vend. U diskutuan disa tema në fushën e llogarive kombëtare, inflacioni, trendet e popullsisë dhe migracionit, statistikat e biznesit dhe statistikat sociale, si dhe aktivitetet e ardhshme të Entit në drejtim të harmonizimit me standardet ndërkombëtare statistikore.

Bashkëpunimi me FMN-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin për të zhvilluar një sistem kombëtar statistikor modern dhe të fortë, të harmonizuar me standardet më të larta statistikore ndërkombëtare.

 




© Enti shtetëror për statistikë