Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Kolegjin Amerikan
26.02.2025

 

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor, si dhe në kuadër të përkushtimit të Entit Shtetëror të Statistikës për përmirësimin e bashkëpunimit me komunitetin akademik, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Amerikan.

Nënshkrimi i Memorandumit paraqet një hap kyç drejt krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, seminareve dhe aktiviteteve shkencore që do të nxisin inovacionin në sferën akademike. Ky partneritet do të sigurojë një koordinim dhe shkëmbim më të mirë të informacioneve ndërmjet institucioneve, gjë që do të mundësojë përdorimin më efikas të të dhënave statistikore në hulumtimet akademike dhe edukim.

Memorandumi jo vetëm që do të avancojë bashkëpunimin në komunitetin akademik, por do të forcojë edhe lidhjet ndërkombëtare midis institucioneve tona, duke siguruar zhvillimin afatgjatë të hulumtimeve shkencore dhe edukimit.

    




© Enti shtetëror për statistikë