Skip Navigation Links

Aktivitetet  


Vizita e nxënësve të Shkollës së mesme ekonomike "Jane Sandanski" - Manastir
27.03.2025

 

Më 26 mars 2025, Enti Shtetëror i Statistikës ka qenë nikoqir i nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollës së mesme ekonomike “Jane Sandanski” nga Manastiri.

Kjo vizitë është në kuadër të aktiviteteve të Entit për përmirësimin e njohjes statistikore ndërmjet nxënësve.

Gjatë vizitës ata u njohën me punën e Entit Shtetëror të Statistikës si burim i vetëm zyrtar i të dhënave statistikore në vend dhe rolin e tij kyç në mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e të dhënave.

Nxënësit u informuan për proceset e ndryshme statistikore, u prezantua webfaqja e Entit, si dhe baza MakStat e të dhënave, ndërsa praktikisht iu shpjegua se si ta përdorin atë për të marrë informacionin e kërkuar statistikor që do ti'u shërbejë për detyrat e tyre të punës në shkollë në fushën e ekonomisë dhe të statistikës.

      




© Enti shtetëror për statistikë