Publikimi nga fusha:
Industria
Indeksi i qarkullimit në industri, mars 2022
13.05.2022
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri gjatë muajit mars 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është 117.5. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit mars 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 39.5 %, Prodhimet kapitale për 3.8 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 21.4 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 12.0 %. Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, gjatë muajit mars 2022, krahasuar me muajin shkurt 2022, është 112.3, ndërsa në periudhën janar - mars 2022, në krahasim me janar - mars 2021, ishte 116.8. Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në mars 2022, në krahasim me muajin mars 2021, është 119.6. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit mars 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 39.2 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 9.7 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.7 %, ndërsa ulje vërehet te Prodhimet kapitale për 18.8 %. Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor, gjatë muajit mars 2022, krahasuar me muajin shkurt 2022, është 129.9, ndërsa në periudhën janar - mars 2022, krahasuar me periudhën janar - mars 2021, ishte 115.5. Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm në mars 2022, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është 116.2. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit mars 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 40.7 %, Prodhimet kapitale për 4.0 % dhe Prodhimet e të qëndrueshme për konsum të gjërë për 18.8 %, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë me 13.7 %. Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, gjatë muajit mars 2022, krahasuar me muajin shkurt 2022, është 108.2, ndërsa në periudhën janar - mars 2022, krahasuar me periudhën janar - mars 2021, është 116.8.
Shkarko publikimin
Shkarko tabela
Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.
Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:
kontakt tel: +389 2 3295 666
e-posta:
press@stat.gov.mk
|