Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Popullsia






Martesat dhe divorcet në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2022 të dhënat përfundimtare

01.06.2023


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i martesave të lidhura gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 3.4 % dhe arrin në 12 882 martesa.

Shumica e martesave, 1 851 ose 14.4 %, u lidhën gjatë muajit gusht, ndërsa më së paku kemi gjatë muajit nëntor, 761 ose 5.9 %.

Më së shpeshti kemi kurorzime në martesë të parë, edhe atë me një pjesmarrje prej 93.7 % për femra dhe 93.2 % për meshkuj.

Nga numri i përgjithshëm i kurorzimeve, burrat kanë një pjesmarrje më të madhe në martesa të dyta me 6.3 % dhe të treta me një pjesmarrje prej 0.5%.

Gjatë vitit 2022, numri më i madh i kurorzimeve prej 4 263 janë të lidhura te gratë në moshë prej 25 deri 29 vjeç ose 33.1 %. Mosha mesatare e martesës së parë është 27.4 vjeç për femrat dhe 29.9 vjeç për meshkujt.

Numri i divorceve në vitin 2022 vërehet rënie prej 17.9% krahasuar me vitin 2021 dhe arriti në 1 613 martesa të divorcuara.

Më pak martesa, 38 ose 2.4% gjatë vitit, janë divorcuar në muajin gusht, dhe më së shumti 195 ose 12.1% në muajin mars.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve, 298 ose 18.5% te femrat dhe 281 divorce ose 17.4% te meshkujt, ka ndodhur në të njëjtën grupmoshë 30-34 vjeç.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve 269 ose 18.5% tek femrat dhe 360 ose 22.3% kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas martesës.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë