Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Industria






Indeksi i prodhimeve industriale, shtator 2024

01.11.2024


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i prodhimeve industriale në muajin shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin
e njejtë të vitit paraprak, është 92.1.
Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin
muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 7.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 6.6 %, ndërsa në sektorin Furnizim
me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 10.0 %.
Rënia në sektorin e industrisë përpunuese është rezultat, mbi të gjitha, i reduktimit të prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi
i pijeve, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve farmaceutike
bazë dhe preparateve farmaceutike. , Prodhimi i produkteve nga goma dhe produktet masive plastike, Prodhimi i produkteve të tjera
minerale jo metalike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i
makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër dhe Prodhimi i mobiljeve.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie
tek Energjia për 14.9 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12.2 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 3.8 %
dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 5.9 % derisa rritje vërehet te Prodhimet kapitale për 2.4%.
Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me periudhën janar-shtator 2023, është 95.8.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë