Llogaritjet e llogarive ekonomike në bujqësi me çmime konstante janë bërë në bazë të rekomandimeve të dhëna në Manualin
për llogaritë ekonomike në bujqësi dhe pylltari, rishikimi 1.1. dhe sipas Rregullores (EC) 138/2004 mbi llogaritë ekonomike
në bujqësi.
Qëllimi i këtyre përllogaritjeve është që të mund të bëhen analiza më të mira ekonomike dhe nevoja është të dallohen
tendencat që lidhen me ndryshimet e vëllimit nga ato që lidhen me ndryshimet e çmimeve. Sipas ESA 2010 (European System
of Accounts), komponenti i çmimit duhet të përmbajë ndryshime që i referohen vetëm çmimeve dhe të gjitha ndryshimet e
tjera duhet të përfshihen në komponentin e vëllimit. Kështu, të gjithë komponentët e tjerë (karakteristikat fizike, mënyra e
shitjes etj.) merren si vëllim dhe jo si ndryshime çmimesh.
Treguesit e vëllimit dhe të çmimeve të përdorura në llogaritjen e llogarive ekonomike në bujqësi me çmime konstante
përfshijnë gjithashtu ndryshime në cilësi. Nëse produktet janë homogjene, ndryshimet e volumit mund të vlerësohen në
bazë të ndryshimeve në sasi.
Të dhënat i referohen periudhës 2017-2022 dhe bazohen nga viti i kaluar.