Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Popullsia






Martesat dhe divorcet në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023 -të dhënat përfundimtare

03.06.2024


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i martesave të lidhura gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin paraprak, është ulur
për 1.6 % dhe arrin në 12 672 martesa.
Shumica e martesave, 1 597 ose 12.6 %, u lidhën gjatë muajit gusht, ndërsa më së paku kemi gjatë muajit mars, 730 martesa ose 5.8 %.
Më së shpeshti kemi kurorzime në martesë të parë, edhe atë me një pjesëmarrje prej 93.2 % për femra dhe 92.2 % për meshkuj.
Nga numri i përgjithshëm i kurorzimeve, burrat kanë një pjesëmarrje më të madhe në martesa të dyta me 7.0 % dhe të treta me një
pjesmarrje prej 0.8 %.
Gjatë vitit 2023, numri më i madh i kurorzimeve prej 4 228 janë të lidhura te gratë në moshë prej 25 deri 29 vjeç ose 33.4 % dhe 4 450
ose 35.1 % te burrat.
Mosha mesatare e martesës së parë është 27.5 vjeç për femrat dhe 30.1 vjeç për meshkujt.
Numri i divorceve në vitin 2023 vërehet rritje prej 9.4 % krahasuar me vitin 2022 dhe arriti në 1 765 martesa të divorcuara.
Më pak martesa, 66 ose 3.7 % gjatë vitit, janë divorcuar në muajin gusht, dhe më së shumti 201 ose 11.4 % në muajin dhjetor.
Sipas moshës, numri më i madh i divorceve, 310 ose 17.6 % te femrat dhe 295 divorce ose 17.6 % te meshkujt, ka ndodhur në të njëjtën
grupmoshë 35 - 39 vjeç.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve 393 ose 22.3 % kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas martesës.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë