Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Statistikat strukturore të ndërmarrjeve ekonomike






Statistikat strukturore të ndërmarrjeve ekonomike, 2023 - të dhëna paraprake

14.10.2024


Sipas të dhënave përfundimtare të Entit shtetëror të statistikës, 68 004, kryesisht subjekte afariste me orientim tregtare aktive në fushën
e industrisë, ndërtimtarisë, tregtisë dhe veprimtarive tjera shërbyese1), kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm prej 2 078 605 milion
denarë dhe vlerë të shtuar prej 445 041 milion denarë. Për angazhimin e 443 008 persona të punësuar, janë ndarë 229 053 milion
denarë.
Qarkullimi më i madh është realizuar në sektorët: Tregtia me shumicë dhe pakicë me 39.1%, pastaj në sektorin Industri përpunuese
me 25.7%, Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 9.1% dhe sektori Transport dhe magazinim me 5.1%.
Sektori i Industrisë përpunuese ka pjesëmarrje më të madhe në vlerën e shtuar të përgjithshme me 25.9%, i ndjekur nga sektori Tregtia
me pakicë dhe shumicë me 20.8%. Një pjesëmarrje të theksuar, në vlerën e shtuar, kanë edhe sektorët: Informimi dhe komunikimi me
9.1% dhe Ndërtimtaria, e cila krijon 8.6% mga totali i vlerës së shtuar.
Në raport me madhësinë e ndërmarrjeve, dominojnë ndërmarrjet mikro me më pak se 10 punëtor (91.5%), shumica e tyre janë nga
fusha e tregtisë. Me angazhimin e 33.4% të të punësuarve, ata krijuan 22.5% nga vlera e shtuar e përgjithshme.
Nga ana tjetër, ndërmarrjet e mëdha me vetëm 0.2%, por me angazhim e 26.7% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, janë realizuar
32.4% nga vlera e shtuar e përgjithshme në kuadër të sektorit afarist, edhe atë kryesisht në sektorin e Industrisë përpunuese (13.3%).
Megjithatë, potenciali më i madh është i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (prej 10 deri 249 të punësuar), të cilët angazhojnë 39.9%
nga të punësuarit dhe realizojnë 45.1% vlerë të shtuar të përgjithshme në sektorin afarist.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë