Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Popullsia






Vdekja e dhunshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2023

20.06.2024


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur si
pasojë e vdekjes së dhunshme këtë vit krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 15.2 %, dhe është 412 persona të vdekur. Kjo kategori
e të vdekurve marrin pjesë me 2.0 %. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, si vitet e kaluara edhe këtë vit
2023, pjesëmarrje më të madhe kanë personat meshkuj, edhe atë me 72.8 %.
Prej numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë fatkeqësitë me 69.9 %, vetëvrasjet me
25.2 % dhe vrasjet me 4.9 %.
Në kategorinë e fatkeqësive, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga shkaqe të tjera të jashtme të lëndimeve të rastësishme
me pjesmarrje 45.4 % në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjeve të dhunshme.
Në kategorinë e vetëvrasjeve, pjesëmarrje më të madhe kanë rastet në të cilat vdekja ka ndodhur për shkak të varjes strangulacion dhe
sufokacion me pjesëmarrje 10.6 % në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme.
Në kategorinë e vrasjeve, rastet në të cilat vdekja ka ndodhur për shkak të tentativës për të shkaktuar lëndime trupore në mënyrë të
pashënuar marrin pjesë me 2.9 % në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë