Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Mjedisi jetësor






Kostoja për mbrojtjen e mjedisit jetësor, 2022

11.09.2023


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2022, është 7 840 633 mijë denarë.

Kostoja e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, janë të shpërndara si në vijim: në rend të parë janë shpenzimet me ujërat e zeza (35.56 %), pastaj menaxhimi me mbeturina (29.96 %) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (24.94 %).

Kostoja e mbrojtjes së mjedisit jetësor përbëhet nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor është 64.76 %, dhe pjesa e kostove të mirëmbajtjes në koston totale të mbrojtjes së mjedisit është 35.24 %.

Nga kostoja e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar me 4 485 874 denarë, respektivisht 57.21 %.

Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe prodhues të specializuar, 42.36 % janë të dedikuara për investime, ndërsa 57.64 % për mirëmbajtjen e mjeteve.

Nga pagesat dhe kompensimet për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me pjesëmarrje më të madhe llogaritet kompesimet e paguara për trajtimin me mbeturina me 85.18 %.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë