Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e katër të vitit 2024, numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin
rrugor është 10 989 mijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 1.6 %. Sipas llojit të transportit,
numri i udhëtarëve në transportin urban është zmadhuar për 0.3 %, në transportin periferik është zvogëluar për 8.2 %, në transportin
ndërmjet qyteteve është zmadhuar për 5.9 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zmadhuar për 100.5 %.
Në tremujorin e katër 2024, krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i kilometrave në transportin rrugor
është zmadhuar për 24.8 %. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të udhëtarëve në transportin urban është zmadhuar për
15.1 %, në transportin periferik është zmadhuar për 11.2 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zvogëluar për 1.2 %, ndërsa në
transportin ndërkombëtar zmadhimi është 41.2 %.