Publikimi nga fusha:
Tregtia e brendshme
Qarkullimi në tregtinë me shumicë dhe pakicë, sipas grupeve të produkteve, 2023
20.12.2024
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, qarkullimi i tregtisë me shumicë në vend, sipas grupeve të produkteve, në vitin 2023 është 765 633 013 mijë denarë.
Në kuadër të njësisë së Tregtisë me shumicë, me përjashtim të mjeteve motorike dhe motorçikletave, që përbënin 97.2% të qarkullimit të përgjithshëm të tregtisë me shumicë, pjesëmarrjen më të madhe prej 25.7% e zë qarkullimi i realizuar nga shitja e lëndëve djegëse të ngurta, të lëngëta dhe të gazta dhe produkteve të ngjashme (dru zjarri, qymyrguri, qymyrdruri, linji të, benzina motorike, kerozinë, vajrat e gazit, vajrat për ngrohje), pasuar nga qarkullimi nga shitja e produkteve farmaceutike me 10.5% dhe sheqeri, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave me 9.0%.
Qarkullimi nga shitja e kompjuterëve, pajisjeve periferike kompjuterike dhe softuerëve (kompjutera, kompjuterë celularë - laptopë, noutbukë, monitorë, printera, softuer, video lojëra) përbën 7.6% të qarkullimit të përgjithshëm të tregtisë me shumicë, pa përfshirë mjetet motorike dhe motorçikletat.
Qarkullimi nga njësia e Tregtisë së automjeteve përbën 2.8% të totalit të qarkullimit në tregtinë me shumicë, dhe në kuadër të kësaj njësie, qarkullimi prej makinave dhe mjeteve motorike (të reja dhe të përdorura) të kategorisë së lehtë marrin pjesë me 33.0% dhe qarkullimi në shitjen e pjesëve dhe aksesorëve të mjeteve motorike (goma, pjesë dhe aksesorë) me 42.7%.
Qarkullimi i tregtisë me pakicë, sipas grupeve të produkteve, në vitin 2023 arrin në 387 754 620 mijë denarë. Në kuadër të njësisë Tregtia me pakicë, përveç automjeteve dhe motorçikletave, në të cilën janë realizuar 94.9% të qarkullimit të përgjithshëm të tregtisë me pakicë, pjesëmarrjen më të madhe prej 24.2% e zë shitja e karburanteve për automjete, e ndjekur nga shitja nga tregtia tregtisë së mbetur në shitore jo të specializuara me 8.4%, produktet farmaceutike (ilaçet: produktet dhe preparatet farmaceutike – vitaminat, antibiotikët, serumet dhe vaksinat – vetëm për përdorim njerëzor) me 6.0%, produktet e mishit me 4.5%, produktet e duhanit me 4.4%, pajisjet elektrike për ekonomi familjare me 4.1 %, të tjera produkte ushqimore, të papërmendura diku tjetër me 3.9 %, mish me 2.7 %, veshje me 2.3 %, kompjuterë, pajisje periferike dhe softuer me 2.3 %, ëmbëlsira me 2.0 %, tekstile me 2.0 %, tregti me pakicë me pije alkoolike me 2.0 %, tregti me pakicë me pije alkoolike 1.9% dhe materialet e ndërtimit, të papërmendura diku tjetër me 1.8%.
Qarkullimi në njësinë Tregtia e mjeteve motorike, motorçikletave, pjesëve rezerve zë 5.1% të qarkullimit të përgjithshëm në tregtinë me pakicë, në të cilin qarkullimi më i madh realizohet nga shitja e pjesëve dhe aksesorëve të mjeteve motorike në dyqane të specializuara (45.5%). dhe nga shitja e mjeteve motorike (të reja) në dyqane të specializuara (45.2%).
Qarkullimi i tregtisë me pakicë sipas rajoneve më i lartë ka qenë në rajonin e Shkupit (52.5%), ndërsa qarkullimi më i ulët i tregtisë me pakicë është realizuar në rajonin Lindor (1.7%).
Numri më i madh i dyqaneve me pakicë është në Rajonin e Pellagonisë, 21.3% e numrit të përgjithshëm të dyqaneve, dhe numri më i vogël i dyqaneve është në Rajonin Verilindor, gjegjësisht 5.4%.
Shkarko publikimin
Shkarko tabela
Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.
Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:
kontakt tel: +389 2 3295 666
e-posta:
press@stat.gov.mk
|